Kosto mesatare e EKB

  • PDF
Enti Kombetar i Banesave, si institucion i varesise se Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, mbështetur në nenin 34/1 të ligjit nr. 9232, datë 13.05.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar dhe akteve nënligjore në zabtim të tij është ngarkuar që çdo vit të paraqesë për miratim Këshillit të Ministrave, Udhëzimin për koston mesatare vjetore të ndërtimit të banesave, në shkallë Republike.

Për hartimin e kostos mesatare, rezultatet janë nxjerrë nga studimi i tregut i bërë për vitin 2009, si dhe ndërtimin e banesave nga ana e EKB po këtë vit, duke ju referuar tre projekteve tip 83/5, 83/7 dhe 83/3 të banesave më të përdorura nga EKB. Gjithashtu është pasur parasysh që në tipin e banesave të merren në konsideratë, përveç zgjidhjes arkitektonike, edhe tipi i konstruksionit të tyre dhe respektivisht: ndërtimi banesave me mure masive, banesa me konstruksion betonarme, ndërtimi me soleta monolite, soleta me traveta, soleta me mbushje me tulla me bira në mënyrë që të kemi një kosto mesatare sa më afër realitetit. Për llogaritjen e kostos mesatare EKB i është referuar si investimeve të bëra nga ana e tij ashtu dhe të dhënave të tregut.

Kosto mesatare e vitit 2010 në krahasim me vitin parardhës ka një rritje prej 3.48 % në të cilën ka ndikuar, rritja e çmimeve të disa prej materialeve të ndërtimit kryesisht ato elektrike. Njekohesisht ndikim ne kete rritje, mendojme se ka dhene dhe rritja e kursit te kembimit te euros me lekun.

Kosto mesatare e llogaritur për 31 qytete, tabela nr. 1, mund të përdoret për ato qytete  të cilat nuk janë përfshirë në tabelë si edhe për zonat rurale, duke ju referuar qytetit më të afërt nisur nga fakti se nuk ka ndonjë ndryshim të  ndjeshëm të vlerave të kostos së ndërtimit,  midis qyteteve që janë në afërsi.

Njekohesisht nga Enti Kombetar i Banesave jane hartuar per cdo vit edhe vlerat e apartamenteve tip në tregun e lirë, të shprehura në lek/m² sipërfaqe shfrytëzimi, të cilat kanë rezultuar sipas shit-blerjeve që ka kryer Enti Kombëtar i Banesave, si dhe nga kombinimi i informacionit të marrë në terren nga vëzhgimi i tregut, nga agjensitë imobiliare dhe njoftimet për shit-blerje. Për qytetin e Tiranës vlerat e tregut të lirë janë hartuar sipas ndarjes zonale, duke u bazuar në informacionet e marra në rrugë operative si dhe nga informacioni i marrë nga agjensi të ndryshme imobiliare.
Vlerat mesatare të tregut janë nxjerrë për 65 qytete dhe 6 komuna.
Ky projektudhëzim i cili miratohet çdo vit nga Këshilli i Ministrave shërben për planifikimin e fondeve, sipas kritereve të përcaktuara në kuadër të investimit të banesave me kosto të ulët dhe atyre me qira, që financohen nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera financimi, si dhe për të orientuar vleren limit të prokurimit.
Bashkelidhur do te gjeni kostot mesatare te hartuar nga EKB dhe te miratuar me Udhezime te Keshillit te Ministrave nga viti 1995-2010.

KM-Cministria-zhvillimit-urban-turizmit4MF-C