Nga ky moment, të gjithë personat që gëzojnë statusin e të pastrehut dhe që banojnë në shtëpi të ish-pronarëve, duhet të aplikojnë pranë kësaj banke, për të përfituar kredinë për strehim.
Në përputhje me Aktin Normativ Nr 3 date 01.08.2012, ata duhet që brenda datës 1 nëntor 2012, të përfundojnë procedurat e kredisë, të zgjidhin përfundimisht problemin e strehimit dhe të lirojnë banesat e ish- pronarëve.
Ftojmë të gjithë pronarët që ende nuk disponojnë pronën e tyre që të mbikqyrin këtë proces dhe, nëse brenda datës 1 nëntor 2012, shtëpitë e tyre nuk janë liruar, të bëjnë njoftimin përkatës pranë Entit Kombëtar të Banesave që, në përputhje me autorizimin që Akti Normativ i jep këtij institucioni (EKB), të bëjë verifikimin respektiv dhe t’i drejtohet gjykatës për lëshimin e Urdhërit të Ekzekutimit për lirimin e banesës.
Lista e personave që banojnë në shtëpitë e ish – pronarëve do publikohet në faqen zyrtare të MPPT-së dhe Entit Kombëtar të Banesave.
Më poshtë po japim listat e familjeve të ndara sipas rretheve, me statusin ish prone private, që do të trajtohen me kredi për strehim, bazuar në Aktin Normativ Nr 3 datë 01/08/2012:
Te gjithe qytetaret qe jane pese e ketyre listave te paraqiten prane zyrave te Entit Kombetar te Banesave pe rte plotesuar dokumentacionin e meposhtem:
- Çertifikate te gjendjes familjare, te vitit 1992 dhe aktuale,
- Vertetim negativ nga Z.R.P.P-ja qe ne emer te kryefamiljarit dhe antareve te tjere te familjes ( te çertifikates se 1992 ) nuk figuron prone e regjistruar apo ne proçes rregjistrimi,
- Vertetim qe asnje anetar i familjes te mos jete subjekt i tatimit mbi vleren e shtuar.
- Vertetim i statusit te te pastrehut ne ish prone private.
- Adresen e baneses dhe emrin e pronarit
- Kontraten e qerase me ish Komunalen e Banesave,/ose/ Autorizimin apo Vendim te leshuar nga Ish Komiteti Ekzekutiv (origjinale ose te noterizuara).
- Dokument te leshuar nga ish N.K. Banesave per kalim prone ne favor te pronareve ;/ose/ Vendim i kthimit te prones nga Komisioni i Kthimit te Pronave, pronarit te ligjshem;/ose/ Vendim Gjykate per kthim prone pronarit te ligjshem (origjinale ose te noterizuara).





TIRANE

